Protagonisti i fundit në intervistën më të veçantë në Prive, ishte këngëtari i njohur Nysret Muqiqi.
Përballë pyetjeve provokative të gazetares Maki Bajrami, Nysreti nuk hezitoi aspak të përgjigjej në mënyrën më të sinqertë të mundshme.
Ai tregoi se dhurata më e mirë e marrë ndonjëherë nga bashkëshortja janë fëmijët e tij si dhe nëse nuk do të bëhej këngëtar u shpreh se do të ishte një portier.
Pos këtyre ai rrëfeu edhe për eksperiencën më interesante të jetës së tij, burgun.
Ai tregoi se në atë vend pati një qëndrim dy mujor teksa nuk u la pa u pyetur se a ishte keqtrajtuar gjatë asaj kohe.
Se si u përgjigjë Nysreti në këtë e shumë pyetje tjera provokative mund t’a kuptoni përmes kësaj videoje. /Prive.al/