Pak kohë më parë u bë publik lajmi që Big Mama, kur mendohej se kishte gjetur dashurinë dhe po martohej, u nda!
Këngëtarja nuk preferoi të flasë shumë mbi këtë kapitull teksa në ‘C’est la vie’ deklaroi indirekt se muzika dhe alegria e spektaklit po e ndihmon të kalojë periudhën e vështirë.
Por duket se Big Mama, si tip i gjallë se ka pasur fort problem ta marrë veten.
Këngëtarja përmes një postimi ditën e sotme ka dhënë mesazhet se ndihet shumë mirë.
E veshur në të verdhë ajo është shprehur: ‘Nëse ju pëlqen e verdha, atëherë do të thotë se jeni të gëzuar, e doni jetën dhe ndiheni mirë me veten tuaj; kjo ngjyrë është e lidhur me sensin e identitetit me kapacitetet vetjake për të patur raporte me të tjerët’.
E morëm vesh Big! Nuk kishim dyshime se do t’ia dalësh. /Prive.al/