A e ka Lori në plan martesën ?!

By

Loreta Kaçka – Lori ishte mysafirja e ftuar sonte në pjesën e dytë të emisionit NIN. Këngëtarja performoi në studio këngën e saj të publikuar para pak ditësh teksa në intervistë tregoi edhe për jetën e saj.

Lori foli edhe për jetën në Kosovë tash e 13 vite duke potencuar se është përshtatur shumë mirë dhe e ka gjetur veten këtu.

Kur ajo u pyet në NIN për martesë, Lori shtoi se ajo është diçka që e dëshiron sepse e do shumë familjen dhe fëmijët por nuk ka asgjë të përcaktuar megjithëse po mundohet të ketë të reja.

Këngëtarja nënvizoi se në këtë aspekt, problem paraqet edhe profesioni i saj që e bën problematike të kesh dikë në krah edhe pse një gjë e tillë nuk është e pamundur.

Periudha e festave të Nëntorit dhe periudha e fundvitit, Lori tregoi se do ta gjejë jashtë me impenjimet e rrafshit profesional. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm