A e dini se njerëzit që gërhasin vdesin më të rinj

By

Një studim i fundit ka thënë se personat që gërhasin kanë më shumë gjasa që të vdesin rë rinj.

Sipas studimit, gërhitja mund të jetë një shenjë se keni 60 për qind më shumë gjasa për të pasur sulm në zemër, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.

“Deri më tani askush nuk e ka treguar me të vërtetë përmasat e rrezikut. Është aq i lartë sa për sëmundjet e zemrës”, thanë studiuesit.

Sipas tyre, kjo mund të ndodh për shkak se ndërprerjet e vazhdueshme të frymëmarrjes shkaktojnë rënie të nivelit të oksigjenit dhe cilësi të dobët të gjumit.

Por, gërhitja që e keni bërë kur keni qenë  në gjumë, mund t’iu shkaktojë probleme edhe pasi të zgjoheni.

Pasi jeni zgjuar mund të ndiheni të lodhur, të keni vështirësi në përqendrim, ndryshime të humorit dhe dhimbje të kokës në mëngjes.

Artikuj të ngjashëm