Policia edhe zyrtarisht ka konfirmuar arrestimin e pesë personave në Prizren në mesin e të cilëve edhe shtetasja Donjeta Kosumi e njohur në publik si Kallashi.
Pas bastisjes, policia përveç arrestimit të personave të dyshuar ka konfiskuar prova materiale bën të ditur RTK. Incidentet e ndodhura në subjektin afarist ‘Kobra City’, sipas policisë ishin shkas i bastisjes.
Në mesin e provave të konfiskuara sipas pamjeve të televizionit publik hyn vetura e Kallashit, tre pistoleta, një armë gjysmë automatike e llojit kallashnikov, sasi të substancave narkotike, peshore digjitale për matjen e peshave të vogla dhe municion.
Në bastisje, inspektorët konstatuan parregullësi të shumëta, në mesin e të cilave edhe vjedhja e rrymës elektrike. Nuk dihet se për sa kohë do qëndrojë i mbyllur Kobra City, lokali ku punon Donjeta, teksa të arrestuarit do i nënshtrohen procedurave gjyqësore. /Prive.al/