Britney Spears ka thënë se nuk është e vendosur nëse do të përformojë përsëri.
Ajo nuk ka pasur ndonjë përformancë para publikut që nga viti 2018 .
“Nuk kam idenë nëse do të ngjitem përsëri në skenë”, shtoi Spears.
Këto komente të saj janë të ndjekura vazhdimisht nga lutjet e fansave që ajo të rikthehet në skenë, shkruan Reuters.
Në pyetjet e fansave të saj ajo u pëgjigj edhe për një udhëtim që ajo ka bërë së fundmi, i cili ishte në Itali, për të cilin ajo tha se ishte një udhëtim pune.
Një temë tjetër që ajo foli me fansat e saj ishte edhe madhësia e këpucëve.
Ndryshe, Spears performoi për herë të fundit në publik në tetor 2018 në Grand Prix.