Tashmë bërë e ditur se festivali europian i këngës “Eurovision” nuk do ta mbaj garën këtë vit siç ka ndodhur për 64 vite radhazi.
Mirëpo, në vend të saj do të organizoj eventin “Europe Shine a Light” me 16 maj, në datën kur ishte menduar finalja e saj.
Ndryshe nga skema e rregullt e saj, kur në mbrëmjet finale obligohen të këndojnë të gjitha shtetet këtë vit zgjedhja është e lirë.
Por a do të këndoj Arilena?!
Produksioni i Eurovisionit i ka dërguar ftesë të gjitha shteteve përfshirë edhe Shqipërisë, mirëpo varësisht nga situata secili prej tyre është i lirë në vendosje.
Deri më tani përfaqësuesja shqiptare nuk ka bërë asnië deklaratë rreth anulimit të Eurovision apo pjesëmarrjes në “Europe Shine a Light” e madje akoma nuk e kanë publikuar videoklipin e “Fall from the sky”./Prive.al