Fundjavën që lamë pas këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora u shpall trajnerja fituese e sezonit të 12-të të garës më të madhe të talentëve në Britani, X Factor.
Por menjëherë pas përfundimit kanë filluar diskutimet në tabloidet në Mbretëri të Bashkuar për sezonin e ri.
Sipas tyre, Ora është duke menduar që sezonit e ardhshëm të mos i bashkangjitet panelit për të dytin vit radhazi.
Akoma nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga produksioni e as nga ekipi i Ritës pasiqë akoma është shumë herët për të nisur punën për vitin e ardhshëm.