Në fillim të këtij viti, u tha se “Big Brother” po rikthehej me një version VIP dhe ky lajm u vërtetua kur Top Channel publikoi videon promovuese të spektaklit.
Mirëpo, pas katër muajsh që s’u fol për “Big Brother VIP”, mediat bënë të ditur se spektakli do të fillojë së shpejti dhe është i konfirmuar tashmë si pjesë e programeve të sezonit të ardhshëm televiziv.
U tha se në shtëpinë e famshme do të hyjnë banorë të kaluar që janë kthyer në VIP, por në të vërtetë në “Big Brother VIP” do të hyjnë të famshëm që i shohim çdo ditë në televizion.
Përgatitjet kanë filluar por data e nisjes së spektaklit nuk është zbuluar ende.
Ndërkohë sa i përket prezantimit, në fillim u tha se i është besuar moderatori Ledion Liço e më pas u tha se Luana Vjollcës.
Por, burime të sigurta brenda Top Channel kanë treguar për story.al se ky lajm nuk është i vërtetë, pra “Big Brother” nuk do të ketë si prezantuese Luanën.