Princi Harry dhe Meghan Markle nuk kanë në plan të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për pushime, pavarësisht faktit se do të jenë Krishtlindjet e para të Mbretëreshës Elizabeth II pa bashkëshortin e saj, Princin Phillip, i cili vdiq në muajin prill.
Dukës dhe Dukeshës së Sussex-it u është bërë një ftesë për tu bashkuar me pjesën tjetër të familjes mbretërore në Sandringham për Krishtlindje, por ata nuk do të marrin pjesë, thuhet në Page Six nga burime të shumta mbretërore.
“Ka shumë gjëra që shkojnë në logjistikën dhe planifikimin e Krishtlindjeve familjare, kështu që sigurisht, stafi e di se Harry dhe Meghan nuk do të vijnë,” tha një burim mbretëror për Page Six. “Nëse do të ishin, do ia kishin komunikuar familjes së tyre deri tani”.
Meghan Markle dhe Princi Harry nuk pritet të kthehen në Mbretërinë e Bashkuar për Krishtlindje këtë vit, edhe pse mbretëresha 95-vjeçare Elizabeth është në gjendje të dobët shëndetësore.
Harry dhe Markle gjithashtu nuk pritet të marrin pjesë në drekën vjetore të Krishtlindjeve të Mbretëreshës për familjen e saj të gjerë, që zakonisht mbahet në Pallatin Buckingham. Këtë vit, burimet besojnë se do të mbahet në Kështjellën Windsor, ku Mbretëresha po kalon pjesën më të madhe të kohës teksa po rikuperohet.