Emri i Luana Vjollcës javëve të fundit u lakua si prezantuese e programit ‘Big Brother VIP’ që parashihet të nisë sezonin e ri në Top Channel.
Vetë prezantuesja nuk ka folur mbi këtë pjesë për të pohuar apo demantuar zhvillimin.
Si e ftuar tek ‘Xing me Ermalin’, Luana nuk shpëtoi pa u pyetur mbi këtë pjesë.
Sidoqoftë, duket se gjërat nuk janë definuar dhe si rrjedhojë, përgjigja mungoi.
Luana nuk tregoi nëse do vazhdojë me ‘Shiko Kush Luan’ për sezon të dytë apo me ‘Big Brother VIP’ mirëpo konfirmoi një gjë – që është e vendosur ta mposhtë sërish Ermalin me audiencë në sezonin e ri.
Për të shuar kuriozitetin, duket se do na duhet të presim edhe pak. /Prive.al