A do bëhen bashkë Bashkimi e Alvisa në mbyllje të ‘Përputhen’?

By

Siç është bërë e ditur, “Përputhen” po shkon drejt fundit të një tjetër sezoni. Këtë herë, pak më shpejt se sezoni paraprak. 

Rrjedhat në program janë në javët e tyre përfundimtare ku është bërë e ditur mes tjerash një risi. 

Ndjekësit besnikë të emisionit do të kenë mundësi që për herë të parë të jenë pjesë e studios dhe t’i bëjnë të preferuarve të tyre ndër sezone pyetjet që kanë. 

Kaq nga njoftimi ka mjaftuar që ndjekësit të (mezi) presin një takim të Bashkimit dhe Alvisës i cili do të ishte i pari pas ndarjes. 

Por, kjo nuk do të ndodhë. 

I pyetur nga ndjekësit, Bashkimi së fundmi ka precizuar se do të jenë në puntata të ndryshme, për të shmangur takimin. 

Momenti epik i çiftit që u nda rrufeshëm bashkë pas afro një muaji krah njëri-tjetrit nuk do të ndodhë, përveç nëse shkëmbehen në korridoret e Top-it dhe kamerat do jenë aty për të filmuar çdo moment të mundshëm. /Prive.al 

Artikuj të ngjashëm