Jennifer Lopez përmend Shqipërinë në lidhjen e saj LIVE

By

Super ylli botëror Jennifer Lopez ka pikasur shqiptarët dhe Shqipërinë në një lidhje LIVE të saj në Instagram. 

Në mesin e një audience masive, Lopez ka arritur të lexojë komentet për Shqipërinë. 

“Tung Shqipëria, ju pashë, ju pashë përgjatë gjithë kohës” – dëgjohet duke thënë J Lo shoqëruar me një puthje. 

‘Fajtori’ për këtë është shqiptari Ardit Nreca i cili ka dërguar një numër të madh të komenteve përgjatë lidhjes direkte të këngëtares me audiencën e saj në Instagram. 

Nreca është fans i flaktë i këngëtares që edhe më herët pati arritur të marrë vëmendjen e këngëtares në mënyrë virtuale, me ç’rast i kishte komentuar në një nga kërcimet e tij duke iu bashkëngjitur sfidës në pandemi. 

Ndryshe, kohë më parë u pati raportuar se në mesin e vetëm 1 mijë personave që J Lo ndjek në Instagram ishte një trajner shqiptar fitnesi që jeton e vepron në Kosovë. 

 

@arditnreca And that because of me. 😭 Please Albanians blow this video up! Maybe she'll visit us on her next tour. 🇦🇱🇽🇰👐 #albania #kosovo #albanian #shqip #shqipe #kosova #kosovan #kosovar #shqiptar #jlo #jenniferlopez #foryou #fyp #shqiperia ♬ original sound – RD Boy

Artikuj të ngjashëm