Banorja e Big Brother VIP Kosova, Shqipja, ka pasur një mision të fshehtë nga “Vëllai i Madh”.
Por, duket se këtë mision ajo nuk e ka përfunduar me sukses, përcjell Klankosova.tv.
“Vëllai i Madh”, për mos përmbushjen e misionit, e ka ndëshkuar Shqipen, duke e dërguar automatikisht në nominim.
E me një gjë të tillë nuk është pajtuar Blero, duke protestuar kështu kundër këtij vendimi.
“Pse Shqipja bash këtë mision dhe kjo të ndëshkohet me nominim”, është shprehur Blero.