Kur martohesh, njerëzit gjithmonë janë aty që të të pyesin se çfarë ka të re dhe nëse ndonjë bebe është rrugës.
Kështu ndodh edhe me modelen e njohur shqiptare, Angela Martinin, e cila ka marrë këtë pyetje nga një fans, pak muaj pasi është martuar.
Martini ka dhënë përgjigjen pozitive, duke pohuar se dëshiron fëmijë, megjithatë shton se në kohën e duhur dhe vetëm në mënyrën e saj.
“A dëshiron të kesh fëmijë?”, ishte pyetje që i ishte shtruar! “Po sigurisht, në kohën e duhur dhe në mënyrën time”, ka thënë ajo. /Prive.al