A bëri Kim Kardashian një operacion plastik në fytyrën e saj?

By

Kim Kardashian është goditur (edhe një herë) nga thashethemet e kirurgjisë plastike.

Kohët e fundit superylli ndezi thashethemet se ajo bëri ndërhyrje në fytyrën gjatë udhëtimit të saj në Armeni ku u pagëzua së bashku me fëmijët e saj Saint, Psalm dhe Chicago.

Jackie Nickerson postoi një foto të Kim me vajzën North dhe fansat menjëherë vurën re se kishte diçka ndryshe në fytyrën e Kim.

 

Ajo me të vërtetë po duket pak më ndryshe…

 

Kim ka qenë shumë e qartë në të kaluarën se ajo kurrë nuk ka bërë ndërhyrje në fytyrën e saj dhe në vend të kësaj kishte vetëm Botox. Në shkurt, ajo gjithashtu nuk pranoi të kishte ndërhyrje në hundë dhe tha se “tiparet e saj të vërteta” dolën pas shtatzënisë.

 

“Kurrë nuk e kisha bërë hundën,” i tha ajo revistës People. “Të gjithë menduan se bëra dhe unë thashë të pres deri sa të kem fëmijë sepse tiparet e tua të vërteta dalin.”

 

Ajo gjithashtu më parë i tha Harper’s Bazaar se magjia e pamjen e saj, gjithnjë në ndryshim, është makijazhi.

 

“Të gjithë mendojnë se unë e kam bërë hundën ose buzët e mia ose diçka tjetër në fytyrën time si përveç Botox, e cila për mua nuk është operacion plastik”, tha ajo për Harper’s Bazaar.

 

Burimi: People.com

Artikuj të ngjashëm