Ku do të jetë në sezonin e ri? Flet vetë Kiara Tito

By

Emri i Kiara Titos, krahas jetës private, javëve të fundit është lakuar shumë edhe për karrierën.

Mediat online në Shqipëri kanë raportuar se ajo mund të rikthehet në Top Media, aty ku u afirmua si prezantuese me një program të ri.

View this post on Instagram

soon.. 🥰

A post shared by Kiara Tito (@kiaratito) on

Dyshimet u shtuan edhe më shumë me një përshkrim ‘së shpejti’ të publikuar nga vetë Kiara në hapësirat e televizionit. Një postim i tillë u interpretua si konfirmim i raportimeve por të paktën deri tani, nuk ka ende asgjë të zyrtarizuar.

Prive.al kontaktoi me prezantuesen bukuroshe e cila po vazhdon të lë pezull zyrtarizimin e lëvizjes duke deklaruar se në fakt është në bisedime me disa televizione.

‘Për momentin jam në bisedime e sipër me disa televizione dhe nuk e kam vendosur ende ekranin që do të më shihni në sezonin e ardhshëm televiziv’ – u shpreh Kiara duke konfirmuar se një gjë të tillë do e bëjë publike vetë kur ta ketë të konfirmuar.

Derisa të vendosë se ku do të rikthehet si prezantuese pas dy sezoneve të ‘Doktor Plastik’, Kiara është siguruar që të mos mungojë përmes vlogut të saj në Youtube i cili po merr goxha vëmendje. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm