Kush do thoshte? Lidhja mes Ritës dhe Duas daton që para 70 viteve

By

Ditën e sotme është publikuar një foto e vjetër e gjyshërve të dy këngëtareve të njohura shqiptare me famë në botë, Dua Lipa e Rita Ora.

Kjo foto është realizuar në vitet e 50-ta të shekullit të kaluar me dy zotërinjtë, Besim Sahatçiu dhe Seit Lita krah njëri-tjetrit si dy miq të mirë.

Besim Sahatçiu ka qenë regjisor i dhjetëra flimave, regjisor i teatrit dhe i disa emisioneve televizive, ai poashtu ka punuar katër vite si përkthyes në Rilindje.

Ndërkaq, Seit Lita ka qenë historian e intelektual i shquar shqiptar ishte i njohur jo vetëm për kulturën e tij, por edhe për pamjen, sharmin e elegancën e tij mashkullore.

Dua dhe Rita, flitet se nuk kanë raporte të mira mes vete, ndërkaq kjo fotografi tregon se familjet e dy këngëtarëve shqiptare, njiheshin qysh moti.

Artikuj të ngjashëm