Brenda festës: E vogla e Anjeza Shahinit mbush 1 vjeç

By

Anjeza Shahini është e martuar me një diplomat nga Britania e Madhe me emrin Edward Connolly prej tri vitesh, ndërsa çifti tani është bekuar edhe me një vajzë që e quajnë Tori (Victoria Kelis Connolly) e që sapo ka mbushur 1 vjet.

Festa e parë e ditëlindjes përfshiu edhe pagëzimin e Torit, dhe mami Anjeza hyri pak më vonë në Instagram të ndajë lajmin dhe disa foto nga dita e bukur e familjes.

“Shtatzani e shkurtër, por një vit i mbushur me dashuri. Sot festuam ditën e pagzimit të Torit, sëbashku me ditëlindjen e parë të saj që ishte dje. Ishte një ditë shumë e bukur, faleminderit të gjithë juve që na e bët edhe më të bukur me prezencën tuaj dhe që kënduat “Shumë urime për ty” në dy gjuhë bashkë me ne.” – shkruan ajo në llogarinë e saj në Instagram teksa ka ndarë edhe një foto më vogëlushen.

View this post on Instagram

A very short pregnancy, but a year full of love. Today we celebrated our daughter's christening and her 1st real birthday which was in fact yesterday. It was a wonderful day. Thank you for making this day even more special with your presence and for singing H.Bday in two languages with us./ (More pictures will follow) ____________ Shtatzani e shkurtër, por një vit i mbushur me dashuri. Sot festuam ditën e pagzimit të Torit, sëbashku me ditëlindjen e parë të saj që ishte dje. Ishte një ditë shumë e bukur, faleminderit të gjithë juve që na e bët edhe më të bukur me prezencen tuaj dhe që kënduat "Shumë urime për ty" në dy gjuhë bashkë me ne. 🙏🙌❤️ ——— #torisstory #victoriakelisconnollybaptism #victoriakelisconnolly1bday #tori1vjec #ditëlindjaevërtetëetorit

A post shared by 𝒜𝓃𝒿𝑒𝓏𝒶 𝒮𝒽𝒶𝒽𝒾𝓃𝒾 𝒞𝑜𝓃𝓃𝑜𝓁𝓁𝓎 (@anjezashahiniofficial) on

Ajo po ashtu shkroi se do të postojë ende më shumë foto më vonë dhe mbajti premtimin. Ajo ndau momente të shkëputura nga pagëzimi i vajzës.

“E lumtur të ndaj me ju këtë moment shumë të veçantë për familjen tonë, pagzimi i Torit.” – shkroi ajo nën disa foto që ndau në llogarinë e saj në Instagram. /Prive.al

 

 

Artikuj të ngjashëm