Kur bëhet fjalë për emrin e vajzës së tretë të Ryan Reynolds dhe të Blake Lively, ata po e mbajnë private dhe larg nga veshët e sytë e publikut.
Gjatë një paraqitje në The Today Show të enjten, ylli i “Deadpool” bëri shaka me nikoqirët Hoda Kotb dhe Craig Melvin kur u përpoqën ta bëjnë atë të zbulojë emrin e vajzës së tij të porsalindur.
Kur u pyetën se si ai dhe gruaja e tij vendosën për merin, Reynolds tha: “Ne nuk e kemi akoma! Ne do të jemi origjinal dhe të gjitha shkronjat në emër të saj do të jenë bashkëtingëllore”. Ndërsa ylli vazhdonte të bënte shaka, “Unë dua t’i jap asaj diçka që do ta forcojë për jetë”.
Ndërsa Melvin e ngacmoi, “Ajo do të njihet si anonime”. Aktori u përgjigj, “Po, saktësisht”.
Us Weekly raportoi në Tetor se Blake Lively kishte lindur të voglin e çiftit dy muaj më parë. Më vonë atë muaj, Reynolds ndau foton e parë të të porsalindurës, megjithëse fytyra e saj ishte e mbuluar nga një emoji. Dhe tani, çifti mbetet i heshtur për emrin që i kanë dhënë asaj.
Burimi: Eonline