Sherret e Noizyt me drejtuesit e festivaleve: Pse shpërthen reperi?

By

Ditën e sotme, reperi Noizy nuk u kursye në mendimin e tij.

Përmes rrjetit social Instagram ai sulmoi direkt producentin e festivalit ‘Kënga Magjike’, prezantuesin Ardit Gjebrea për çështjen e fituesit duke konsideruar se vendi i parë i takonte Fifit.

“Besoj e dëgjuat reagimin e sallës kush e fitoi. Po ashtu si salla mendon dhe shumica e njerëzve që ju ndjekin pas ekranit. Të them të drejtën nuk kam dëgjuar asnjë këngë nga ky emision, por gjithsesi jam unë sërish ai që nuk ka frikë të flasë mbi padrejtësinë. Ky nuk është thjesht biznes, por lëndon zemrën e një artisti të vërtetë. Po me ty e kam drejtues i spektaklit, duket që je artist i vogël sepse duhet ta kuptosh që i vrave zemrën një artisti duke bërë më hile dhe duke parë interesat para drejtësisë. Gjithë këto votime janë fake. King Zinjo,” shkruante sot ai, më i revoltuar se kurrë në fragment nga finalja, postuar në Instagram.

Postimi më pas është fshirë nga reperi i cili për ta relativizuar atë tentoi t’i vë ‘fajin’ urisë për ‘shpërthimin’.

Por, një shpërthim i tillë nuk është për herë të parë.

Pothuajse njejtë reperi kishte vepruar edhe në vitin 2016 në Top Awards. Atëbotë, ai kishte shpërthyer po përmes një postimi ku mes tjerash shprehej:

“Mbreti Xhunglës ecën vetë. Fu** ur Awards ledionl. Shko bjeri b*thes, por bjeri haptas mos mbaj të dashur sa për mos me të dal nami bro… Kollovar jeto me lekët e të dashures bitch boy & Ty sta bleu mami, as babi, ta bleu e dashura”

zin

Ky sherr çoi në bojkotin e plotë reciprok mes Noizyt dhe Top Channel për më shumë se tre vite, deri para pak kohësh kur ai u rishfaq duke i dhënë këtij televizioni ekskluzivitetin e një prononcimi, mbase ndikuar edhe nga distancimi i plotë i Liços nga logo në fjalë.

Raste si këto dëshmojnë që reperi nuk kalon aspak mirë me organizatorët e festivaleve sipas të gjitha gjasave për arsyen se organizime të tillave nuk ia ka më nevojën në rrugëtimin në karrierë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm