Janë shfaqur pamjet e reperit Juice Wrld në bordin e një avioni privat pak para se të vdiste nga një sulm në tru.
21-vjeçari vdiq pasi pësoi një sulm në aeroportin e Chicago’s Midway të dielën në mëngjes.
Videoja, e marrë nga shoku Chris Long, tregon yllin në një avion privat me miqtë.
Ylli kishte gjakderdhje nga goja në momentin mbërritën mjekët, sipas TMZ.
Ai kuptohet të ketë qenë i vetëdijshëm para se ta qonin në spital, ku u shpall i vdekur.
Ende nuk dihet një shkak i vdekjes.