14 dhjetor – tri herë datë e veçantë për Butrint Imerin (FOTO)

By

14 dhjetori është një datë  e veçantë për Butrint Imerin.

Jo vetëm që këngëtari ka vendosur që kënga e tij e re “M’ke rrejt” të publikohet pikërisht në këtë datë, por ka edhe diçka tjetër.

Mega-hiti “Xhanëm” dhe bashkëpunimi i tij me Gjikon “Bakllava” u publikuan në të njëjtën datë, njëra një vit më parë e tjetra dy vjet më parë.

Me siguri Butrinti e ka të veçantë këtë numër dhe me fat poashtu, sepse dy këngët e kaluara kanë arritur të grumbullojnë miliona klikime në Youtube dhe njësoj pritet të ndodhë edhe me projektin e ri muzikor./Prive.al

Artikuj të ngjashëm