NIN bashkë me ‘Fundjavë Ndryshe’ mbledhin sonte fonde për ndihmë

By

Emisioni Nd’rrimi i Natës  në bashkëpunim me organizatën bamirëse Fundjavë Ndryshe, do të organizojnë mbledhje të fondeve drejtpërdrejtë sonte në Klan Kosova, me fillim nga ora 21:30.

Kjo iniciativë vjen pas tragjedisë që përjetoi Shqipëria sot, pas një goditje të fuqishme termeti e cila shkaktoi viktima në njerëz dhe dëme materiale të mëdha.

Të gjitha fondet e mbledhura dedikohet për të prekurit nga tërmeti.

Të ftuar në studio do të jenë, këngëtarja me prejardhje nga Durrësi Lori Kaqka, reperi Mozzik dhe Kushtrim Sheremeti.

Më poshtë gjeni linkun ku mund të dhuroni donacione në ndihmë të të prekurve nga tërmeti në Shqipëri.

Go Fund Me

Artikuj të ngjashëm