Kim Kardashian e lumtur që ia besoi punën Marios për koleksionin e ri

By

Kim Kardashian thotë se ajo i dha asaj make-up artistit Mario Dedivanoviç “sundimin e plotë” për koleksionin e tyre të dytë së bashku dhe ajo është e entuziazmuar se si doli.

Dyshja janë duke u përgatitur të nxjerrin bashkëpunimin e tyre të dytë, ‘KKW x Mario: The Artist & Muse’ dhe Kim është e mahnitur me rezultatin.

Ajo i tha WWD: “Mario dhe unë kemi folur për një koleksion e dytë për më shumë se një vit. Pas fillimit tonë, ne e dinim se donim të bënim diçka tjetër. Ishte kaq i suksesshëm sepse njerëzit pëlqejnë të shohin lidhjen tonë së bashku. Ai është duke punuar në formula për rreth një vit. Ne e dinim se donim ta lansonim gjatë festave të fundvitit. ”

View this post on Instagram

I am so proud of this collection! When @makeupbymario is involved he is an absolute perfectionist and won’t stop working until we have the most perfect lip liner lipstick, gloss combination, the most perfect eye shadow formula that’s super pigmented with little fall out. And I always want a classic look. It was so important to Mario to have our desert island collection. A collection that if we were stranded on a deserted island and could only grab one forever this would be it! I truly can’t wait for you guys to get this classic KKW Mario look that’s classic yet rich and feminine and soft!

A post shared by Kim Kardashian West (@kimkardashian) on

Dhe Mario zbuloi se koleksioni është homazh për Kimin.

Ai tha: “Bashkëpunimi, ka për qëllim të bëjë homazhe ndaj Kim dhe ta falënderoj për atë që ka bërë për mua dhe për artistët e grimit në përgjithësi.”

Ai tha: “Ky koleksion do të thotë e gjithë bota për mua. Ndërsa iu afrova vitit të 19-të si artist i grimit, unë bëra një vendim që t’i kushtoja kohën dhe energjinë time vetëm projekteve që kanë 100 përqind kuptim për mua.”

“Për më shumë se 11 vite, Kim jo vetëm që ishte muzë për mua, ajo ka qenë një burim frymëzimi për një gjeneratë të tërë të adhuruesve të bukurisë në të gjithë botën. Ajo ka hapur dyert dhe ka ofruar mundësi për mua dhe për artistët e grimit në përgjithësi që e di se e kanë ndryshuar këtë industri përgjithmonë.

“Me këtë koleksion dhe fushatë kam dashur ta falënderoj personalisht në emër të çdo djali dhe vajze atje, jetët e të cilëve ajo i ka prekur në çfarëdo lloj mënyre. Ajo është muza ime dhe ajo është muza jonë. Shpresoj që t’ju bëj të gjithë krenarë.”


Përndryshe Mario së fundmi për herë të parë, ka folur edhe për orientimin e tij seksual. Lexoni artikullin e plotë:

Ndër lot dhe ovacione, Mario Dedivanovic flet hapur për orientimin e tij seksual

 

 

 

Artikuj të ngjashëm