Prezantuesja e emisionit Prive në Klan Kosova, Liberta Spahiu, së fundmi ka marrë një mirënjohje shumë të veçantë.
Ajo u bë pjesë e projektit “Ti barabartë unë” për fëmijët me Sindromën Doën.
“Une jam ti, e ti je une! Ne te gjithe kemi lindur ne menyra te ndryshme. Te gjithe te barabarte ne cdo fushe”, ka shkruar moderatorja teksa ka publikuar fotografi pranë Leart Gashit – njërit prej fëmijëve me këtë sindromë, në skenën e emisionit Prive.
Përveç kësaj, ajo falënderoi organizatorin e këtij projekti shumë domëthënës, Shemsedin Sajhadin, i cili ia mundësoi asaj të ishte pjesë e tij.
Theksojmë se “Ti barabartë unë” bëhet vit për vit me personazhe të njohura shqiptare.
Dita Ndërkombëtare e fëmijëve me Sindromën Down, shënohet vit për vit më 23 mars.
Njësoj edhe në Kosovë ku mbahen aktivite të ndryshme për këta fëmijë dhe me këta fëmijë të cilët kanë karakteristika shumë të veçanta.