Më në fund, Rina rikthehet në Instagram

By

Më shumë se një muaj larg rrjeteve sociale, Rina Balaj rikthehet në Instagram me një llogari të re.

Ndonëse u nisën edhe peticione për rikthimin e llogarisë së saj të vjetër – mirëpo sipas Met Elshanit ishte nën pronësinë e kompanisë muzikore “On Records”, nga e cila Rina Balaj u largua.

Tani ajo rikthehet me një llogari të re, me emër të përdoruesit @isyourgirlrina. Në postimin e saj të parë në llogarinë e re shkruan: “Instagram i ri. A ju mungova?”

Sin Boy ishte ai që ndau llogarinë e saj të re në Instagram, sepse dyshja po sjellin një projekt të ri bashkë të quajtur “Tetancion”. Ky nuk është bashkëpunimi i parë për dyshen, me “Gigi”  i publikuar në shtator 2018 dukë qenë i pari. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm