Ja si reagoi nëna e Marios pasi ai harroi që ajo kishte ditëlindjen

By

Grimeri i njohur shqiptar që tani punon shumë afër më motrat Kardashian/Jenner, u bë shumë i njohur falë bashkëpunimit më Kim Kardashian.

Sot me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram, shkroi fjalët më të ëmbla për ditëlindjen e 73-të nënës.

Mirëpo, këtë mëngjes ai kishte harruar fare se sot nëna e tij festonte ditëlindjen, shkruan ai – mirëpo ku pa datën ai e telefonoi menjëherë për t’i kënduar këngën e ditëlindjes.

Po si çdo nënë ajo fare nuk çante kokën që djali i saj mund të kishte harruar ditëlindjen e saj, duke e pyetur menjëherë se ai kishte nevojë ai të vinte t’i pastronte rrobat dhe ta ndihmonte të paketohej në udhëtimin e tij të radhës.

Gëzuar ditëlindjen. Njeriu i vetëm që e kupton zemrën time sepse kemi të njëjtin shpirt – çdo natë para se të fle në gjumë marr një tekst nga “natën e mirë të dua” dhe çdo mëngjes zgjohem me një mesazh nga ajo, pavarësisht se ku jam në botë. Këtë mëngjes harrova që ishte ditëlindja e saj dhe kur pashë datën thirra për t’i kënduar ‘Gëzuar ditëlindjen’, ajo pyeti nëse mund të vinte të më ndihmonte t’i  pastroja  dhe t’i bëj rrobat e mia gati për udhëtimin tim. Do të isha i humbur pa ty mami. Unë të dua shumë jeta time. Gëzuar ditëlindjen e 73-të”. – shkruan postimi i tij i plotë në llogarinë e tij në Instagram bashkë me disa foto me nënën e tij. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm