Po bëhet gati një muaj që kur Rina Balaj është ‘zhdukur’ nga rrjetet sociale.
Reperja e cila numëronte afër 500 mijë ndjekës në Instagram, nuk e posedon më llogarinë për shkak se është kthyer në faqe zyrtare të kompanisë me të cilën tashmë i ka ndarë rrugët.
Por, çfarë po ndodhë me të dhe kur do të rikthehet ajo?
Në fakt, rikthimi i saj nuk dihet ende por kur do të hapë një llogari të re në Instagram do të na tregojë motra e saj Rudina.
Ajo bëri një postim në instastory duke thënë se ‘kur Rina do ta ketë Instagramin e vet, ju informoj vet, këto tjera që po hapen nuk o Rina asnjëra”, shkroi ajo.
Kujtojmë që kënga e fundit e Rinës është “Ideal” në bashkëpunim me Koston./Prive.al