Gigi Hadid nuk është gati të pranojë kritika kur bëhet fjalë për stilin e saj.
Ndërsa modelja 24-vjeçare pëlqen të shkëlqejë në një një tapet të kuq, ajo doli të martën në një veshje atletike më të rastësishme nga bashkëpunimi i saj me Reebok, duke përfshirë një xhup (80 dollarë), pantollona të zinj ( 60 dollarë) dhe atlete me zinxhir (100 dollarë) së bashku me një xhaketë puffer (1.300 dollarë).
Pamja sportive nuk duket se ju ka pëlqyer aq shumë disa prej fansave të saj, njëri prej të cilëve ka thënë në Twitter, “ajo është një bukuri e tillë natyrale … se di çfarë ndodhi me stilin e saj ikonik të rrugës”.
Megjithëse komenti është fshirë, Hadid shpejt ia ktheu me një replikë unike, duke shkruar në Twitter:
“Djema ju duhet të qetësoheni ndonjëherë. Quhet stili i të dalurit për të kryer punë- unë nuk vishem për miratimin tuaj. Pritjet tuaja joreale dhe ankesa e imët gjatë gjithë kohës për stilin tim apo mos të qenit mjaft seksi nuk do të më bëjë të vishem ndryshe. ”
Burimi: Pagesix.com