Të shtunën që lamë pas emisioni Prive lajmëroi se këngëtarja Genta Ismajli pas duetit me 2ton, do të sjell një tjetër projekt të tillë.
Emri të cilin këngëtarja e mbante mister tashmë Prive.al e ka zbuluar.
Këngëtarja Genta Ismajli ka filluar punë për bashkëpunim me këngëtarin Labinot Tahirin, muzika e së cilës është punuar nga BiniMusic dhe do të ketë tematikë dashurinë.
Kjo këngë do të jetë ritmike dhe shumë në stil të Genta Ismajlit.
Dueti do të jetë i vizualizar edhe në klip./Prive.al