Dua Lipa dhe Anwar Hadid shfaqin dashurinë e tyre në MTV EMA (FOTO)

By

Dua Lipa dhe i dashuri Anwar Hadid po na shfaqin dashurinë e tyre nëpërmjet momenteve romantike gjatë MTV EMA 2019.

Këngëtarja e “New Rules” jo vetëm që ndoqi ceremoninë e 26-të të MTV EMA në Spanjë por ajo gjithashtu hyri në skenë për të performuar hitin e saj të ri “Don’t Start Now”.

Anwar Hadid, Dua Lipa

Sigurisht, i dashuri i saj Anwar ishte gjithashtu atje për ta mbështetur atë në këtë natë të veçantë. Ndërsa të dy u ulën mbrapa dhe shijuan shfaqjen, Anwar vërtetoi se ishte kokë e këmbë i dashuruar në yllin e popit, pasi i dha asaj një puthje të madhe në faqe.

Thashethemet për një romancë mes Dua’s dhe Anwar filluan në muajt e parë verë që lamë pas, pasi ata u vunë re duke qenë shumë të afërt me njëri-tjetrin në festivalin muzikor në Londër, Angli.

Image result for dua lipa mtv ema

Ndërsa të dy nuk ishin në foto duke ecur në tapetin e kuq së bashku, Dua Lipa eci vetëm, duke u dukur elegante në një veshje krejt të zezë.

 

Burimi: Eonline.com

Artikuj të ngjashëm