Cricket & Numen rikthejnë si remix këngën e të ndjerit Dr. Flori

By

Një ndër margaritarët që la pas Dr. Flori u rikthye si remix nga Cricket & Numen.

Bëhet fjalë për këngën ‘Mesazhi’ me tekst të Floran Kondit ose si e njohim ne Dr. Flori dhe muzikë të Flori Mumajesit.

Përveç tjerash, Cricket shkroi në llogarinë e tij në Instagram, se ky projekt i radhës është më tepër ve vetëm një projekt:

“Te nderuar,

Ky nuk eshte nje projekt i radhes per mua, eshte me shume se kaq.
Kjo kenge me ka shoqeruar qe kur isha i vogel me moshe.
Tani jam shume krenare dhe e kam me shume emocion ta ndaje me ju kete kryeveper.
Kjo mundesi me eshte dhene fale familjes se te ndjerit DR.FLORI i cili jeton mes nesh me veprat e tij.
Dua te shpreh falenderim te sinqert per familjaret e DR.Florit dhe dua te shpreh mirenjohjen time te vecante per Alban Kondi-n dhe Flori Mumajes-in per lejen e dhene per te bere remix kete keng.
Shpresoj te percjell ndjenjat e perjetuara nga une.” – shkroi ai në llogarinë e tij në Instagram.

Këngën mund ta ndiqni të plotë në videon e mëposhtme. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm