Në fytyrën tonë shpesh mund të shfaqen aknet dhe puçrrat e mërzitshme, të cilat dijnë të na ulin vetëbesimin dhe të na mërzisin. Shpesh mundohemi të blejmë kremra të shtrenjtë dhe investojmë shumë kohë dhe para që lëkura jonë të duket e mrekullueshme.
Shpesh harrojmë që ky problem nuk zgjidhet vetëm nga ana e jashtme, por duhet zgjidhur edhe nga brenda me ushqimi të shëndetshëm e me plot vitamina.
Ekspertja e kozmetikës Abigail Jenkins, e cila kujdeset për bukurinë e shumë personaliteteve të famshme të Hollywoodit, ka zbuluar sekretin e vet të madh. Fjala është për lëngun e gjelbërt i cili pastron fytyrën.
Lëngu është aq i thjeshtë dhe mund ta konsumoni sa të doni nga rahatia e shtëpisë tuaj
Përbërësit:
- gjysmë limoni
- gjysmë kastraveci të vogël
- një grusht spinaq të freskët
- një lugë xhenxhefil të freskët të grirë
- një mollë apo dardhë për ëmbëlsim
- ujë
Përgatitja:
Të gjithë përbërësit i hidhni në blender apo në aparat për lëngje, bluani mirë derisa përbërësit të bashkohen dhe pastaj e pini.
Secili përbërës nga kjo pije ndikon në shërimin e akneve, në pengimin e proceseve të inflamacioneve të lëkurës.
Kastraveci – është i pasur me vitaminën A dhe me kalium, qetëson aknet dhe ftoh lëkurën.
Farat e marajës dhe xhenxhefili – janë përbërës antiinflamatorë.
Limoni – bën detoks të mëlçisë dhe i ndihmon t’i eliminojë helmet të cilat shkaktojnë inflamacionin e lëkurës.
Spinaqi dhe lakrat – janë të pasura me klorofil dhe antioksidante, ndihmojnë lëkurën që të shërohet
Burimi: Glamour.com