Shoqata Britanike e Kirurgëve plastikë estetikë (BAAPS) ka thënë se do të votojë për të vendosur nëse procedura e njohur gjerësisht si ngritja braziliane e vitheve është e sigurt për t’u kryer në Mbretërinë e Bashkuar.
Një panel ekspertësh do të vlerësojë testimet e fundit dhe do të vendosë nëse do të mbështesë udhëzimet e mëparshme të lëshuara në 2018-ën, i cili paralajmëroi kirurgët që të mos kryejnë operacionin për shkak të shkallës së lartë të vdekshmërisë.
Nëse udhëzimet mbështeten, do të ndalohet procedura në Mbretërinë e Bashkuar, megjithëse kirurgët në teori mund të zgjedhin të injorojnë rekomandimin.
Shqetësimi për procedurën, e cila është rritur në popullaritet gjatë pesë vjetve të fundit, pason një numër rastesh të sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve.
Sipas një studimi anonim të vitit 2017 për 692 kirurgë në gjithë botën, 32 të anketuar raportuan vdekje dhe 103 raste të cituara jo fatale të embolisë së dhjamit.