Kanë mbetur vetëm edhe pak ditë deri në publikimin e këngës së re të Taynës.
Reperja më e njohur shqiptare, e ka gati projektin I cili pritet të dalë së shpejti, realizuar në studion e Cricket – producentin me të cilin punon nga fillimi I karrierës.
Artistja ka publikuar tashmë fotografi të dy pamjeve të saj në videoklip dhe mund të themi se ajo po duket shumë seksi.
Tayna vendosi të vishte një fustan blu dhe më pas një të kuq në klipin për këngën në stilin e “Doruntina”.
Ajo nuk ka dhënë një datë të caktuar veçse ka njoftuar të gjithë fansat e saj se gjithçka është gati duke zbuluar edhe pak vargje nga teksti./Prive.al