Princi Harry dhe Ed Sheeran bëhen bashkë për një kauzë të veçantë

By

Dje në profilin e Dukës dhe Dukeshës së Sussex u postua një video ku shihej këngëtari I njohur Ed Sheeran duke hyrë me kamerë në shtëpinë e Princit Harry dhe Dukeshës Meghan.

View this post on Instagram

Coming soon… @teddysphotos • #WMHD

A post shared by The Duke and Duchess of Sussex (@sussexroyal) on

Sot u zbulua se Princi Harry dhe Ed Sheeran janë bashkuar në një video për të treguar mbështetjen e tyre për Ditën Botërore të Shëndetit Mendor.

 

Në klipin, të ndarë në llogarinë e Instagramit Sussex Royal, Ed Sheeran, 28 vjeç, bën shaka tek Duka i Sussex, 35 vjeç, se askush nuk e kupton se si është për ‘njerëzit si ne’ – duke iu referuar faktit që ata të dy janë me flokë të kuqe.

View this post on Instagram

Both Prince Harry and Ed Sheeran want to ensure that not just today but every day, you look after yourself, your friends and those around you. There’s no need to suffer in silence – share how you’re feeling, ask how someone is doing and listen for the answer. Be willing to ask for help when you need it and know that we are all in this together. #WMHD Check out the accounts below for more resources and support: @Heads_Together @Calmzone @MentalHealthFoundation @CharityNoPanic @SamaritansCharity @YoungMindsUK @GiveUsAShoutInsta @Childline_official @LetsTalkAboutMentalHealth @Jedfoundation @Pandas_UK @Charitysane @MindCharity @TimeToChangeCampaign @RethinkMentalIllness @MentalHealthMates @ActionHappiness @MHFAEngland @DitchTheLabel @TheBlurtFoundation

A post shared by The Duke and Duchess of Sussex (@sussexroyal) on

Por, pavarësisht nga këndi komik i videos, një titull krahas videos nxjerr në pah mesazhin e rëndësishëm dhe thot: ‘Të dy Princi Harry dhe Ed Sheeran dëshirojnë të sigurohen që jo vetëm sot por çdo ditë, ju kujdeseni për veten, miqtë tuaj dhe ata përreth jush.’

Të dy shprehen se: ‘Nuk ka nevojë të vuani në heshtje, ndajeni se si ndiheni, pyesni se si janë të tjerët dhe dëgjoni përgjigjen. Jini të gatshëm të kërkoni ndihmë kur të keni nevojë për të dhe ta dini se ne jemi të gjithë këtu së bashku.’

Burimi: Dailymail.com

Artikuj të ngjashëm