Këngëtarja shqiptare tregon për një eksperiencë jo të këndshme gjatë një takimi romantik

By

Nëse një vajzë, merr mundin të rregullojë flokët, të bëj grimin dhe të vishet për një takim romantik, cilido aj djalë me fat, nuk duhet të ketë vetëm se komplimente të bukura për të, dhe të mundohet të mbajë një bisedë të rrjedhshme dhe interesante.

Mirëpo ky nuk ishte rasti për këngëtaren shqiptare Ilira Gashi. Në një postim në llogarinë e saj në Instagram ajo kujton një takim romantik që nuk ishte ndër më të bukurit e jetës së saj.

Ajo kujton se si në një takim romantik, ky djali që nuk e dimë se kush është i kishte kërkuar asaj të bënte disa foto pa grim, dhe kjo gjë e kishe acaruar këngëtaren jashtë mase.

Ilira nuk e ka të vështirë të flasë mendjen e saj, kur para disa ditë me një postim publik kishte kritikuar Eurovisionin dhe kishte kërkuar nga ndjekësit e saj që të mos ta bezdisnin duke i kërkuar asaj të jetë përfaqësuese në këtë spektakël, që në mënyrë indirekte e quan si ‘spektakël pa vlera’.

“Do të preferoja suksesin që vjen ngadalë ose të mos isha fare e famshme, sesa të kem të bëjë me spektakle pa cilësi! Muzika ime është kualitative dhe Eurovisioni ishte interesant kur isha 10 vjec, tani nuk ka një artist që është  kredibil dhe i suksesshëm ndërkombtarisht e të ketë dalë nga ai spektakël. Ju lutem mjaft më bezdisët! A e pyetët Bebe Rexhën apo Beyonce-n për të njëjën gjë kur nuk ishin fort të njohura?!” /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm