Pas gati dy vitesh, prezantuesja Marina Vjollca rikthehet sonte në ekran.
Në një garë të drejtpërdrejtë me motrën e saj në prime-time, bjondja bukuroshe vjen nën moderimin e spektaklit të humorit ‘Klanifornia’.
Me grupin e aktorëve të ‘Duplex’ dhe Olsi Bylykun me Delinda Dishën synohet që të ndërtohet një program humori solid i cili në formulën e tij do të ketë edhe pjesëmarrje të fytyrave publike përmes performancave dhe situatave të humorit.
Por, me kë do e nisë Marina?
Prive.al ka arritur të mësojë se këtë episod i ftuar do jetë Majk.
Duket se përzgjedhja nuk ka devijuar nga grupi ‘Babastars’ të cilin e udhëheqë Getoari, bashkëshorti i Marinës.
Kujtojmë se ‘Klanifornia’ nis sonte në orën 21:00 dhe është shkrirje e dy programeve të humorit të cilat nuk përmbushën pritshmëritë vitin e kaluar në Klan. /Prive.al