Kylie Jenner then më në fund heshtjen për ndarjen e saj nga Travis Scott.
Më herët këtë javë, mësuam se bukuroshja dhe reperi po bëjnë pauzë në lidhjen e tyre pas dy vitesh së bashku.
E! News bëri të ditur detaje të reja rreth ndarjes së çiftit të famshëm botëror. Sipas tyre të dy prindërit e 1-vjeçares Stormi Webster të cilët janë bashkë për më shumë se dy vjet nuk po ndahen thjeshtë po marrin pak kohë largë nga njëri tjetri.
Bëhen të ditura detaje të reja mbi ndarjen e Kylie Jenner dhe Travis Scott
Mes shumë spekulimeve Kylie më në fund theu heshtjen përmes një postimi në Twitter.
Travis and i are on great terms and our main focus right now is Stormi ‼️ our friendship and our daughter is priority
— Kylie Jenner (@KylieJenner) October 3, 2019
Ajo shkroi se:”Travis dhe unë jemi në kushte të shkëlqyera dhe fokusi ynë kryesor tani është Stormi ”
Ajo shtoi se
“Miqësia dhe vajza jonë janë përparësi.”
Burimi: Enews.com