Liam Payne filloi të shoqërohet me Ritën kur dyshja bashkëpunuan në këngën e tyre të dashurisë ‘For You’, e cila ishte bërë për Fifty Shades Freed para disa vitesh.
Mes thashethemeve se ajo është në lidhje me yllin e One Direction Liam Payne, këngëtarja Rita Ora shprehu frustrimin e saj për këto thashetheme sa herë që shihet në publik me një mashkull.
Si duket Liam Payne është vetëm një mik i mirë i këngëtares, meqenëse se ajo mohon këto thashetheme të jenë të vërteta.
“Unë kam shumë miq meshkuj, shumë miq meshkuj shumë tërheqës dhe ata janë miqtë e mi të mirë. Kjo nuk do të thotë që ju jeni medoemos në lidhje më ta.”
Duke adresuar thashethemet, Rita tha se Liam është një shok i saj.
“Liam është thjesht një shok i imi. Unë gjithashtu e admiroj. Unë admiroj bukurinë nga burrat dhe gratë. Unë i shoh gjërat si të pa fytyra dhe pa gjini, për mua ka të bëjë me personin”, shtoi ajo.
Mirëpo edhe nëse dikur mund të ketë pasur shkëndija mes dyshes një gjë është e vërtetë, që Liam Payne nuk është i dashuri i saj, sepse ai është i dashuri i dikujt tjetër tashmë – i dashuri i modeles 19 vjeçare Maya Henry.
Ish-ylli i One-Direction Liam Payne bashkë me të dashurën e re i dhanë përkrahjen Rita Orës në lansimin e koleksionit të ri të rrobave. /Prive.al