Edhe Adelina përfshihet në debatin Arbana-Sellma: Ish-gazetaren e konsideron…

By

Ka krijuar goxha polemika një postim i Arbana Xharrës mbi tendencat e grimit tek ne dhe grimin e Meghan Markle në martesën e saj me Princin Harry.

Vetë grimerja e njohur Sellma Kasumoviq dha përgjigjen e saj (lexo KËTU) por duket se në debat po përfshihen edhe emra të tjerë.

E fundit, Adelina Ismaili që në mënyrë indirekte, ish-gazetaren, tashmë anëtaren e PDK-së, e ka konsideruar dështake.

‘Fitimtarët fokusohen në fitore. Dështakët, fokusohen në fitimtarët. Sigurohu që e ‘puthin’ tokën me buzëkuqin e Sellmas të vendosur dhe vazhdo ti mësosh se si ta ndjejnë bukurinë. Të dua, fitimtarja ime Sellma’ – shprehet Adelina në postimin e bërë.

Kujtojmë se Ismaili ditën e djeshme u rikthye me projektin ‘T’iqja’ dhe një intervistë ekskluzive për Prive. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm