Dalin pamjet: Alban Skenderaj pa fjalë për koncertin e mbrëmshëm

By

Alban Skenderaj mbrëmë elektrizoi Tiranën.

Këngëtari mbajti një koncert madhështor në Amfiteatrin e Liqenit me titull “Nën yjet  e Tiranës” – koncert të cilin e mbajti muaj më parë në Prishtinë.

Përmes një postimi nga skena gjigante, Albani tha se nuk kishte fjalë të përshkruante natën e mbrëmshme.

“S’kam fjale per mbreme!
Faleminderit! Faleminderit! Faleminderit! Shihemi sonte ne naten e dyte”, ka shkruar ai.

Nëse nuk e dini, sonte është nata e dytë e koncertit pasi interesimi i madh ka bërë që këngëtari dhe ekipi i tij të organizojnë edhe një./Prive.al

Artikuj të ngjashëm