Princi Harry dhe Meghan Markle gjatë turneut në Afrikë, prezantojnë më të voglin e familjes

By

Po vazhdon turneu mbretëror i Princit Harry dhe Dukeshës Megan në Afriken e Jugut.

Deri më tash patëm mundësine të jemi pjesë e shumë momenteve të bukura, por momenti më i veçantë duket se ka ndodhur në ditën e tretë të turneut kur Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë prezantuar djalin e tyre Archie me Archbishop Desmond Tutu nje figurë e rëndësishme në historinë e Afrikës së Jugut dhe mik i mirë i familjes mbretërore.

Image result for prince harry and meghan and archie royal tour

Vogëlushi Archie tashmë 5 muajsh, po shkëlqente në një këmishë të bardhë dhe një palë pantallona të gjera blu.

Archie është më i vogli i familjes mbretërore që kryen një turne të tillë ambicioz jashtë shtetit. Ndërsa kur William dhe Kate morën princin George në Australi dhe Zelandën e Re, ai ishte gati dhjetë muaj.

Image result for prince harry and meghan and archie royal tour

Vlen të ceket se vogëlushi Archie nuk ishte parë që nga lindja e tij në maj të këtij viti. Harry dhe Meghan janë përpjekur ta mbajnë djalin e tyre, i cili ende nuk ka një titull mbretëror, larg vëmendjes së mediave, por ata dukeshin të emocionuar kur ia treguan djalin e tyre Desmond Tutu dhe familjes së tij në Afrikën e Jugut.

Image result for prince harry and meghan and archie

Burimi: Eonline.com

Artikuj të ngjashëm