Është publikuar kënga që e ka rikthyer Linda Halimin në festivalin Kënga Magjike.
“Ëant My Love” quhet projekti muzikor me të cilin këngëtarja po konkurron sivjet pas shumë vjetësh.
Linda dha një super performancë, e organizuar deri në detaje madje u shfaq me një ndryshim në pamje pasi flokët e saj ishin të shkurtra.
Këngën e shkroi vet këngëtarja ndërkaq muzikën e realizoi Nealante.
Nëse nuk e dini, Linda udhëtoi nga SHBA drejt Shqipërisë bashkë me vajzën për të qenë pjesë e këtij festivali tradicional për shqiptarët.
Më poshtë mund ta ndiqni performancën e saj./Prive.al