Këta dy artistë të njohur nuk flasin me njëri-tjetrin që një kohë të gjatë

By

Liam Payne ka folur së fundmi në lidhje me ribashkimin e grupit One Direction.

“Unë them kohë të ndryshme gjatë gjithë kohës”, tha Liam kur u pyet kur do të bëhet ribashkimi i grupit.

“Është e vështirë. Unë nuk kam folur me Harry Styles për një kohë, kështu që nuk e di”, tha ai.

One Directon ka qenë njëri ndër grupet më të pëlqyera në botë.

Mirëpo, jo pas shumë kohësh ekzistencë, djemtë e famshëm i ndanë rrugët duke u marrë secili me karrierën e tyre solo.

Ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse grupi do të bashkohet ndonjëherë.

Artikuj të ngjashëm