Këngëtarja shqiptare Rita Ora ka publikuar një fotografi në instagramin e saj personal ku ka shkruar: “Jam shumë krenare që isha pjesë e instalacionit “Mendoj për ty” e Alketa Xhafa Mripa ku dhurova me shumë persona të tjerë një fustan timin që i kushtohet viktimave të dhunimit gjatë luftës në Kosovë”
Përpos Ritës edhe shumë emra të rëndësishëm të vendit kanë qenë pjesë e këtij projekti duke dhuruar fustane.
Madje numri që i është përgjigjur pozitivisht kësaj iniciative është rritur shumë./Prive.al