Kim Kardashian kujton kur u deh dhe ndau një lajm që deshi ta mbajë të fshehur

By

Kim Kardashian West nuk deshi të bëjë publik lajmin se do bëhej nënë përsëri.

Në një klip bonus nga Keeping Up With Kardashians, Kim është jashtë duke ngrënë  me nënën e saj, Kris Jenner, motrën, Khloe Kardashian dhe ish të dashurin e motrës Kourtney Kardashian, Scott Disick, kur zbulon se si lajmet për fëmijën e saj të katërt – i dyti përmes një nëne surrogate – u bë publik.

“Unë u deha në prag të Krishtlindjes dhe i thashë dikujt që do bëhesha përsëri nënë, dhe nuk mbaj mend kujt i thashë sepse isha i dehur,” pranon ajo duke qeshur në tryezë.

“U tregove shumë njerëzve?”pyet Scott, të cilës Kim i përgjigjet, “Ashtu mendoj.”

“A u mërzite që u bë publik lajmi?” ai pyet prapë.

“Jo” sepse ishte faji im, “thotë Kim. “Kjo është arsyeja pse unë nuk pi.”

“E di atë ndjenjë,” thotë Scott, para se të shprehte mosbesim se një i porsalindur – Psalmi 3 muajsh – së shpejti do të bashkohej me fëmijët e tjerë të Kim me burrin Kanye West, North 6 vjeç , Saint 3 vjeç dhe Chicago 1 vjeç.

Burimi: Yahoo.com

Artikuj të ngjashëm